fbpx

2 personat thyejnë shtetrrethimin, Policia i arreston me urgjencë, ja ç’iu gjeti pas kontrollit…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar me inicialet R. M.

Ai është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

Në pranga është vënë dhe shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.