2 shqiptarë dhe 5 nigerianë kapen me 11 kg drogë

droga-2.jpg

2 shqiptarë dhe 5 nigerianë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me 11 kilogram drogë.

Gjatë një operacioni antidrogë në afërsi të Tibus Tiburtina në Romë të Italisë, 7 persona, 2 shqiptarë e 5 nigerianë janë arrestuar në flagrancë me 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. Dy shqiptarët mësohet se janë të moshës 23 e 27 vjeç.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë.

Në apartament u gjetën 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. 7 personat u vunë në pranga e aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane./real-news.tv/

scroll to top