fbpx

2 të vdekur, 23 të plagosur në një shpërthim në Filipine

philippines-cotabato-blast-01-exlarge-169.jpg

Të paktën dy vetë u vranë dhe dhjetëra mbetën të plagosur në një shpërthim jashtë një qendre tregtare në Filipinën jugore.

Një zëdhënëse e Zyrës së Mbrojtjes Civile në General Santos City, Minda Morante, tha se nga shpërthimi pati dy persona të vrarë, dhe 23 të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalet lokale.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Filipineve, policia ende po përpiqet të përcaktojë “nëse shpërthimi u shkaktua nga një pajisje eksplozive ose nga fishekzjarre të paligjshme që shpërthyen aksidentalisht në këtë zonë”.

Në një postim në Facebook të hënën, kryebashkiakja e Cotabato Frances Cynthia Guiani-Sayadi e quajti shpërthimin një “veprim kundër njerëzimit”.

“Unë dënoj me forcë incidentin e bombardimeve që ndodhi para qendrës tregtare një ditë para Vitit të Ri, i cili mori disa jetë të pafajshme dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Ky nuk është vetëm një akt terrorist, por një akt kundër njerëzimit. Nuk mund të kuptoj se si mund të ekzistojë një e keqe e tillë në këtë periudhë gëzimi”-shkruajti kryebashkiakja./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *