fbpx

2 vëllezër dhe xhaxhai arrestohen nga Policia, zbulohet arsyeja

Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, dy vëllezër dhe xhaxhain e tyre pasi janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugën afër shtëpisë.

Njoftimi i Policisë Krujë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.