2 vëllezërit i ngulin thikën në fytyrë dhe gjoks, policia shkon pak pas krimit, por…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Gjirokastrën. Mësohet se gjatë mbrëmjes, rreth orës 23:30, në lagjen “18 shtatori” pranë tregut të fruta perimeve në Gjirokastër, dy vëllezërit Enea dhe Kristofor Xhelili 24 dhe 26 vjeç, pas një konflikti me Aleko Shytin e kanë plagosur këtë të fundit me mjet prerës në fytyrë dhe gjoks.

Autorët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku Enea Xhelili është arrestuar në flagrancë, ndërsa Kistofori Xhelili është proceduar penalisht.

Ndërsa 24-vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal “Omer Nishani” për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet rrethanat e sakta të sherrit, por paraprakisht dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.