fbpx

2 viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

Deri më sot në Kosovë, 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ndërsa numri i të prekurve nga arritur në 145.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Klinikën Infektive në Prishtinë si pasojë e koronavirusit.

Viktimat janë një burrë 59 vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70 vjeç nga Korishta e Prizrenit, të dy me sëmundje shoqëruese.