fbpx

2 vite pa Adem Demaçin, mesazhi i Presidentit Meta: Emblema e qëndresës shqiptare

z_1532764409-5789425.jpg

Nga sot 2 vite më parë shqiptaria humbi Adem Demaçin, një prej patriotëve më të mëdhenj që ka jetuar në këto troje.

Në liddhje me këtë përkujtim ka ardhur edhe një mesazh nga presidenti Ilir Meta.  Ai ka përkujtuar figurën shumë të dashur për shqiptarët, i cilësuar si Mandela e Kosovës.

Për Metën, Demaçi ishte emblema e qëndresës shqiptare, heroi i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.

MESAZHI I METËS

Nuk do t’i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.

Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të luftës për pavarësinë e Kosovës.

Do të mbetesh maratonomaku shqiptar i palodhur i lirisë, ‘Mandela i Europës’ dhe ‘Saharovi’ ynë me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi si i burgosur politik, që i’a dole të përballosh e t’i sfidosh me fisnikëri e mençuri sakrificat pambarim për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane e të njohur ndërkombëtarisht me kufijtë e saj.

Mirënjohje të thellë për gjithçka na le trashëgimi dhe amanet Baca Adem!

Përqafime të ngrohta e vëllazërore për familjen shumë të dashur Demaçi! 🇦🇱❤️🇽🇰

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303