fbpx

“20 milionë lekë për ndërtimin e shtëpive në fshat’. Berisha reagim të fortë: Tallëse

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi dje se të gjithë banorëve të zonave rurale, të prekura nga tërmeti, shteti do u jepte nga 20 milionë lekë, vjen një reagim nga paraardhësi i tij Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha e ka cilësuar tallëse ofertën e Ramës për banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi. Sipas tij kjo tregon se Rama ose tallet, ose jeton në një hapësirë me iluzione.

REAGIMI I BERISHËS

Një oferte tallëse dhe cinike e Edvin Mafise për fatkqinjtë!

Diskriminim racist antikushtetues i qytetareve shqiptar!

Miq, 2 milion lek per shtepite e rrenuara nga termeti ne fshat, qe per te mashtruar Edvin Mafia i lexon me te vjetra (20 milione) do te thote:

-ose je cinik i pashpirt qe urren fatkqinjte dhe tallesh e i diskriminon ata

-ose nuk jeton ne kete vend por diku ne nje hapesire iluzive, rrene dhe mashtrimi

Me dy milione qe ofron narkoqeveria jote fshatari nuk ngre dot nje balle te shtepise se rrenuar.

Prandaj duke denuar kete akt cinik i them Edvin Mafise hiq dore nga diskriminimi cinik i qytetareve, nuk do mundesh kurre ti ndash ne fatkeqesi ata ne disa te fshatit e te tjere te qytetit, disa te nenes e te tjere te njerkes, kete nuk e pranon asnje shqiptar dhe per kete qendrim çnjerezor antikushtetues do te marresh ndeshkimin e merituar