fbpx

20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 165 në total

Edhe 20 të reja me koronavirus në Kosovë. Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë  prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një  me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.

Numri total i të prekurve në vend ka shkuar në 165. Ndërkohë IKSHPK njofton se edhe një pacient është shëruar dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 24.