200 mijë euro pajisje për policinë shqiptare nga Gjermania

Shteti gjerman i ka dhuruar policisë së shtetit shqiptarë plot 200 mijë euro automjete dhe pajisje.

Ka qenë pikërisht drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz që kanë nënshkruar një marrëveshje.

Ministri i Brendshëm, Sandër lleshaj u shpreh mjaft falënderues në lidhje me kontributin e vlefshëm të Gjermanisë për policinë e shtetit shqiptar.

“Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i  rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE”, tha Lleshaj./real-news.tv