200 persona humbin jetën nga Ebola në Kongo

Ebola-on-Congo.jpg

Më shumë se 200 vetë kanë vdekur nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, shpërthimi më i fundit i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos është më i keqi në historinë e vendit.

Burimet zyrtare raportojnë se pothuajse 200 persona kanë humbur jetën që nga muaji gushti, por mendohet se janë më shumë se 300 raste të mundshme të pakonfirmuara.

Rreth 25.000 njerëz janë vaksinuar deri tani.

Kongo ka vuajtur prej vitesh nga kjo sëmundje dhe përpjekjet për t’a lehtësuar janë penguar nga sulmet ndaj punonjësve mjekësorë.

Të paktën gjysma e viktimave ishin nga Beni, një qytet me 800.000 banorë në rajonin e North Kivu, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë.

Megjithatë, ministri i shëndetësisë Oly Ilunga tha se rebelët e armatosur po vazhdojnë të sulmojnë ekipet mjekësore.

Në shtator, vaksinat u pezulluan në Beni, kur një grup rebel filloi një sulm që zgjati disa orë.

Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Shëndetësisë tha se 291 raste janë konfirmuar dhe 201 vdekje janë regjistruar.

Shpërthimi i tanishëm i Ebolas, që filloi në korrik, është i dhjeti që nga viti 1976.

scroll to top