16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Pas qeverisë, rrokada prek edhe Policinë e Shtetit

spot_img

2019 do të nisë me ndryshime të rëndësishme brenda radhëve drejtuese të Policisë së Shtetit.

Rrokada do të nisë në muajin janar nga 12 drejtorët e qarqeve e më pas do të zhvendoset tek drejtuesit e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu sqaroi gjatë një takimi me mediat se këto ndryshime do të bëhen bazuar në rezultatet e analizave vjetore që do të mbahen në çdo drejtori.

Jo zyrtarisht mësohet se ndryshimet janë kërkuar edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili deri më tani ka vizituar disa qarqe të vendit.

Ndryshime të këtij lloji pritet të ketë edhe në Vlorë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe në disa komisariate të rëndësishme. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat