fbpx

22 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Ilir Meta jep mesazhin e fortë: O tani, o kurrë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari, në 22-vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa thekson se vepra e Azemit frymëzon në çdo kohë.

Mesazhi i Metës:

Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!

Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!

O TANI O KURRË! 🇦🇱