23 viktima nga tornadoja e fuqishme në Alabama

Një tornado e fuqishme ka çuar në 23 numrin e viktimave në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mësohet se përveç viktimave, kanë mbetur edhe shumë qytetarë të tjerë të lënduar nga tornadoja e fuqishme.

Ndërkohë, në spitalin e Alabamës kanë mbërritur më shumë se 45 të plagosur, të cilët kanë marrë ndihëm mjekësore. Njoftohet se priten të lënduar të tjerë për të marrë shërbimet. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se tornadoja shkatërroi gjithçka në distancë prej 1 km, ku shpejtësia e saj ishte 266km/h.

Gjithashtu, tornadoja ka lënë pas edhe shumë dëme materiale. Shumë shtëpi dhe biznese janë shembur dhe rrënuar si pasojë e tornados së fuqishme. Autoritetet ende vijojnë me kërkimet për persona të tjerë, të cilët mendohet se kanë humbur./real-news.tv