fbpx

“24 orë xhirime dhe 35 orë pa gjumë”, Renato Mekolli tregon lodhjen për realizimin e “Hell’s Kitchen”

renato-2-e1543222798112.jpg

Sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen’ nisi me risi në datën 11 tetor dhe me një format ndryshe nga ai i sezonit të kaluar.

Autorët e programit menduan që ky emision të vinte në formën e një ‘reality show’ dhe për këtë shkak këtë herë ka nxitur akoma më shumë debat në rrjet. Duke qenë se “Hell’s Kitchen” kërkon shumë impenjim, për Renato Mekollin, konkurentët dhe gjithë stafin duket se ditët e xhirimeve nuk janë aspak të lehta.

Renato ka treguar se ata xhirojnë për 24 orë pa ndaluar dhe sigurisht që kjo është një sakrificë e madhe për ta. Shefi i kuzhinës ka publikuar në orën 5:44 të mëngjesit një foto të tijën, në të cilën shihet i lodhur, i përgjumur, por edhe i lumtur në të njëjtën kohë.

“Pas 24 orë xhirime pa ndaluar as për të ngrënë dhe 35 orë pa gjumë”, ka shkruar Renato bashkangjitur fotos.

Në kohën kur dita gdhin dhe të gjithë fillojnë të zgjohen nga gjumi, Renato ka uruar natën e mirë. Në fakt të tilla sakrifica janë fare të zakonshme për një format ‘reality show’, kur në fund duhet të dalë një punë cilësore dhe që duhet të rrëmbejë vëmendjen e teleshikuesve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303