fbpx

‘Ndryshohen rrethanat’, Apeli liron Agim Kajmakun

1568192391_agimkajmaku.jpg

Gjykata e Apelit ka liruar ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Bëhet me dije se ndaj tij është vendosur masa ‘detyrim paraqitjeje’.

Kajmaku u arrestua dy ditë më parë por sot, pas 48 orësh, do shijojë lirinë dhe sipas argumentit të Apelit, tanimë “kanë ndryshuar rrethanat”, referuar kështu gjendjes shëndetësore të ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303