fbpx

“25 prilli, një masakër e vërtetë zgjedhore”. LSI del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Ne s’do ndalemi

LSI-2.jpg

LSI ka bërë një reagim sërish për 25 prillin.

Sekretari i LSI, Endrit Braimllarit ka dalë në një prononcim për mediat ku pohoi se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga kjo masakër zgjedhore.

Në emër të LSI-së, Braimllari tha se këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë. Ai tha më tej se LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore.

Deklarata:

Është e qartë për opinionin publik që 25 prilli ishte një masakër e vërtetë zgjedhore.
Masakra zgjedhore tani është e vërtetuar me prova dhe me fakte konkrete.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.
Refuzimi i kërkesave të opozitës për të dhënat mbi emërimet në 61 bashkitë e vendit, gjatë periudhës zgjedhore në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, rritje fiktive të ndihmës ekonomike, lejimi i ndërtimeve pa leje për interesa elektorale, fakt që e pranon dhe vetë qeveria e Rilindjes.
Masakra elektorale vijoi me shtetas që kanë votuar disa herë, në kutitë e votimit kishte më shumë fletë votimi sesa votues, numërues të rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për partinë në pushtet.
Këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me ligjin dhe për të zbardhur të vërtetën për opinionin publik.
E gjithë vëmendja duhet të fokusohet tek zbardhja e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Sepse këto fakte tronditëse mjaftojnë për të vërtetuar që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë. LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303