fbpx

25 raste me COVID-19/ Tomini: Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini me anë të një lidhje ‘Skype’ me report tv deklaroi se rritja e rasteve me COVID-19 është e parashikuar për shkak të rihapjes graduale që po bëhet.

“Një situatë e parashikuar për shkak të tolerimit të masave dhe personave asimptomatikë. Një luhatje ditore nga dita në ditë. Në Tiranë ka pasur një transmetim komunitar, jo vetëm për vatrën e call center, por edhe të tjera, që nuk dihet të kenë historik me rastet e konfirmuara, prandaj ka një transmetim komunitar. ISHP duke ndjekur zbatimin e protokollit nga këto subjekte, call center, apo fasoneri. Sa i përket vatrave, kemi të tjera në qarqe, po bëhet një punë intensive. Në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe daljeve, duhet të respektohen masat e distancimit fizik. Tani ne dimë ku të veprojmë. Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë, ku do të kemi bashkëshoqërim të viruseve sezonalë me COVID-in. Vera sjell një shfrenim dhe argëtim dhe ndërkohë që nuk duhet neglizhuar distancimi fizik dhe higjiena duhet të respektin. Pavarësisht nëse do të jemi në det dhe rërë”, tha Tomini.