fbpx

25 shqiptarë bllokohen në doganën greke, zbulohet arsyeja

bllok.jpg

25 shqiptarë janë bllokuar në doganën greke. Kjo për arsye se pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga mesnata e datës 31 mars, është 100 % e bllokuar, pa përjashtim për të gjithë udhëtarët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri nga Greqia.

Lëvizja u ndalua nga zbatimi i një urdhri urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë që mbrriti në Kakavijë në mesnatë.

Pas këtij urdhri, me përjashtim të shoferëve të kamionëve që transportojne mallrat e shportës së mallrave ushqimorë dhe jetësorë, askush nuk do të lejohet të kalojë traun e doganës në këtë pikë kalimi.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303