2,500 të zhdukur nga uragani Dorian

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë deklaruar se 2.500 njerëz rezultojnë të zhdukur pasi Uragani Dorian goditi ishujt javën e kaluar.

Ky numër zyrtar sugjeron se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i lartë se 50 aktualët, megjithëse numri i të zhdukurve mund të bjerë pasi ende nuk është kontrolluar të gjithë ata që janë strehuar në qendrat e shtetit.

Nga ana tjetër, dhjetëra mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë.

Dorian shkaktoi erërat më të larta të regjistruara ndonjëherë kur goditi Ishujt Abaco.

Zona të mëdha u shkatërruan në Abacos dhe në Bahama Grand./real-news.tv/