27 muaj pa rroga e siguracione, punonjësit e Mallakastrës në protestë

protesta-mallakaster.jpg

Pas 27 muaj pa rroga e siguracione punonjësit e stacionit të Poçemit në mallakastër janë ngritur në protestë duke ndërprerë punën. si pasojë mijëra familje kanë mbetur pa ujë e drita, ndërsa vetë punonjësit kërkojnë reagimin e ministrisë së energjisë për ti dhënë zgjidhje.

Mijëra banorë të Mallakastrës mbetën pa ujë e drita këtë të premte.

17 punonjësit e stacionit të Poçemit ndërprenë punën në shenjë proteste për 27 muaj pa paga e siguracione.

Banori: Të kishim qenë në piramidat e Egjiptit, do na jepnin bukë për të ngrënë. Ne vijmë në punë me minus 5 mijë lekë.

Stacioni është në varësi të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh që vitet e fundit ka kaluar në përdorim të disa firmave private, të cilat në vazhdimësi kanë patur problematika me pagesat.

Ndaj punonjësit ndërmorën këtë hap ekstrem për të kërkuar zgjidhje.

Banor: Kemi 27 muaj që ikin dhe vijnë këto kompani, 27 muaj pa lekë. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës na ka kthyer përgjigje që nuk mbajnë përgjegjësi sepse jemi subjekt privat.

Në rast të kundërt, thonë se protesta e tyre që lë pa ujë e energji Mallakastrën do të vijojë.

Banor: Ne kërkojmë tani që pa u zgjidhur problemi, pa na hedhur lekët në bankomat ne nuk fillojmë punë.

Banori 2: Nëse këta punëtorë nuk i pëlqejnë kryeministrit apo ministres, të sjellin punëtorë të rinj dhe ne të na lënë ku të dojnë por të na japin pagat.

Stacioni i Poçemit ka rëndësi jetike për qytetin e Mallakastrës dhe punonjësit e tij rrezikojnë burgun për ndërprerjen e punës, por nga ana tjetër ata akuzojnë ministrinë e Energjisë se nuk ka marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje kësaj situate të paprecedent që vijon prej vitesh./Ora

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303