fbpx

28-vjetori i vrasjes së Falcone/ Lulzim Basha mesazh domethënës: Ndëshkimi i korrupsionit politik…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në ‘Tëitter’ postimin e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia së ish-kryeprokurorit të Siçilisë në Itali, Giovani Falcone.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE,”-shkruan Basha.

Ndërkohë më herët Soreca në 28-vjetorin e vrasjes së Falcone-s shkruan se ai mund të jetë larguar nga kjo botë, por idetë e tij dhe morali mbetet për ata që e pasojnë. Sipas Soreca-s ‘njerzit vdesin, por idetë mbesin’.

fal falco
<
>