fbpx

“3-4 oligarkë marrin charter e ikin në Turqi”. Trondit Ilir Meta, ‘i plas’ të gjitha para gazetarëve…

ayy.png

Gjatë komunikimit javor me gazetarët, Kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij nënkuptoi se qeveria po i jep rëndësi 3-4 oligarkëve që marrin chartera për të udhëtuar drejt Turqisë ku marrin trajtim më të specializuar nga Covidi.

“Ju e dini që bëra përpjekjet më të mira dhe opozita. Nëse do ishin bërë testimet që në atë kohë, nëse do ishin përdorur maskat dhe do ishin marrë masat paraprake edhe në banesa, jo vetëm në spitale dhe të ishin mbështetur me infrastrukturat tona, situata do të ishte më ndryshe.

Nuk mund të fajësoj qeverinë për pandeminë, por se në vend që të ketë prioritet pandeminë, qoftë në rritjen e borxhit, të ketë mbështetjen e biznesit të vogël, të mesëm, e atyre që kanë humbur vendet e punës, nuk mund të ketë kurrsesi 3-4 oligarkët që edhe ata vetë marrin charter e ikin në Turqi”, tha Meta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303