fbpx

“3 analfabetë në KLGJ”. Vasili bën thirrjen urgjente: Bëni publik emrat e tyre…

petrit-vasili-1-770x442.png

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shpërthyer ndaj 3 anëtarëve që votuan kundër mbarimit të mandatit të Ardian Dvoranit. Vasili i ka quajtur ata analfabetë ndërsa ka kërkuar që të bëhen me dije emrat e tyre.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Tre “analfabetë” ne KLGJ!!

Dje Keshilli i Larte Gjyqesor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, qe turperisht dhe klientelisht vegjetonte ne Gjykate te Larte pafundesisht ne vite.

Ky vendim nuk perbente ndonje surprize sepse rasti Dvorani ishte shume qarte, i trashe dhe i thjeshte.

Surpriza “madheshtore” ishin ne fakt 3 anetaret e KLGJ qe votuan kunder.

Pyetja me naive ne bote eshte: A kane mbaruar klasen e pare fillore keta tre anetare?

Aritmetika e klases pare fillore del dhe tepron per te vendosur tek rasti Dvorani.

Prandaj keta tre anetare pas ketij votimi kunder te tyre per pasoje mund te quhen me plot gojen analfabete.

Publiku duhet te dije menjehere per hir te trasparences emrat e ketyre treve,

sepse analfabetizmi i ulur kembekryq ne KLGJ eshte hall i madh per shqiptaret.

P.S. Analfabete keta te tre nuk jane, ndersa analfabete ” mavi” po.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303