3 çiftet e horoskopit që kanë një kimi perfekte me njëri-tjetrin

640-0-5e62644d8a6e6.jpg

Peshorja dhe Akrepi

Peshorja dhe akrepi janë miq dhe partnerë të shkëlqyer sepse të dy në fshehtësi janë shumë intensivë. Peshoret kërkojnë të jenë në vëmendje dhe Akrepët obsesionohen me njerëzit në jetën e tyre. Peshoret marrin rolin e këshilltarëve dhe Akrepët ndihen mirë në  këtë pozicion. Së bashku krijojnë një melodi të bukur që plotëson nevojat e tyre. Përputhshmëria mes tyre nuk bie në sy menjëherë dhe ndoshta në sipërfaqe mbase ekziston ndonjë hezitim sepse personalitetet dhe interesat e tyre duket se janë shumë të ndryshme. Por kur kalojnë kohë së bashku, zbulojnë që kanë krijuar një lidhje të papërshkueshme dhe me askënd tjetër nuk ndihen ashtu.

Peshqit dhe Gaforrja

Duke qenë se njihen si dy shenjat më emocionale dhe intuitive të zodiakut, Peshqit dhe Gaforrja kuptohen mirë. Së bashku, ata humbasin në atë botën e tyre të çuditshme të vogël dhe gjejnë një ndjenjë lumturie, vetëm duke ditur që janë kuptuar. Tërheqja mes tyre është e menjëhershme dhe e pamohueshme. Gaforrja dhe Peshqit qëndrojnë shumë mirë së bashku sepse ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Gaforrja është sensori dhe këmba në tokë, peshqit janë krijues dhe intuitivë. Ata e kuptojnë ndjeshmërinë ndaj njëri-tjetrit dhe priren të shfaqin shumë interes reciprok menjëherë.

Shigjetari dhe Dashi

Kur një Shigjetar dhe një Dash janë bashkë, aventura është e pashmangshme. Të dyve u pëlqejnë mendimet e njëri-tjetrit, planifikojnë udhëtime dhe diskutojnë çdo fakt të çuditshëm rreth universit.

Të dy janë shpirtra binjakë intelektualë që kanë gjetur njëri-tjetrin, respektojnë njëri-tjetrin dhe kanë një marrëdhënie të mrekullueshme. Dashi dhe Shigjetari janë mendimtarë dhe individualistë. Të dy janë të pavarur dhe të fortë. Të dy e admirojnë këtë cilësi tek njerëzit e tjerë dhe e krijojnë atë lloj lidhjeje të veçantë. Nëse janë të përfshirë romantikisht, padyshim që kanë për të qenë miq të mirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303