fbpx

3 deputetë me COVID, Halit Valteri bën kërkesën ‘blic’: Si dihet si shkon situata këtu

VAL.jpg

Deputeti Halit Valteri ka deklaruar sot nga foltorja e Kuvendit se në përfundim të seancës plenare, të gjithë deputetëve duhet t’u bëhet tamponi. Kujtojmë se ditën e djeshme 3 deputetë rezultuan me COVID.

 “Shteti shqiptar është në prag kolapsi, ekonomia po ashtu është në ditët më të zeza, ndërsa nevoja e njerëzve për ta braktisur Shqipërinë është më e madhe se kurrë. Ky është bilanci nën qeverisjen e Rilindjes. Shqiptarët janë në hall të madh, por juve nuk ju bëhet vonë, e keni mendjen te koncensionet. Shqiptarët vetëm janë të shtypur nga ju. Kur të vini dhe të thoni çfarë keni bërë tregojini shqiptarëve sa veta e kanë marrë atë pagën e luftës dhe sa të tjerë rropaten për atë pagesën e tërmetit.

Ai po ashtu kërkoi bërjen e tamponëve për të gjithë deputetët pasi një ditë më parë tre prej tyre rezultuan pozitivë. “zoti Ruci merrni masa ju, na e bëni atë tamponin se nuk i dihet si shkon situata këtu”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303