“3 ditë më parë…”. Taulant Balla zbulon vendimin e befasishëm që u mor në PE

balla.jpeg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar pak më parë se Bashkimi Evropian nuk do e lërë vetëm Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla thekson se Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrej Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303