fbpx

3 femra gjenden të vdekura në kufirin greko-turk

evros.png

Tre femra u gjetën të vdekura të mërkurën, në anën greke të kufirit lumor midis Turqisë dhe Greqisë.

Policia dyshon se femrat janë vrarë në zonën e njohur për kalimet e paligjshme të migrantëve, në lumin Evros. Trupat, të gjetura në një fushë nga një kalimtar, ishin në një distancë të vogël nga njëri-tjetri, pranë një rruge migrimi nga Turqia mbi kufirin e lumit Evros, deri në Greqinë verilindore, megjithëse ende nuk dihej nëse ishin emigrante.

Të trejave iu gjetën plagë në trup, njoftoi agjencia e lajmeve ANA.

“Ato u gjetën 50 metra larg lumit”, tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Dy prej viktimave besohet se janë të moshës nga 15 deri në 18 vjeç.

Zona kufitare e Evros ndodhet në një korridor të kontrabandës së njerëzve. Në gjysmën e parë të vitit 2018, më shumë se 10 000 emigrantë dhe refugjatë arritën në Turqi duke kaluar Evrosin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *