fbpx

3 futbollistë të Kombëtares me COVID? FSHF zbulon të vërtetën

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar lidhur me lajmin që u shpërnda në media se 3 futbollistë të Kombëtares kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së.

FSHF ka publikuar edhe rezultatet e testeve të futbollistëve të përmendur.

“I bëjmë thirrje medias të distancohet nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, shton FSHF në reagimin e saj.