TË FUNDIT

3 persona të arrestuar, i riu dhunon dhe kërcënon me thikë nënën e tij

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier e Lushnje. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Murat Biçaku ka rënë në prangat e Policisë pasi ka djegur barëra në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

Nga ana tjetër një 39-vjeçar me emrin Niko Shabanaj u arrestua në Roskovec pasi i ka shitur lëndë narkotike një personi të prangosur më parë.

Po ashtu në Lushnje u arrestua 20-vjeçari Mateo Vila pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat