3 shtylla rivlerësimi, merret vendimi për Genti Xholin, ja ç’vendosi KPK

Prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Xholi është konfirmuar në detyrë, duke kaluar me sukses Vetingun në të treja shtyllat e rivlerësimit, që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftëstë profesionale.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për prokurorin Xholi përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Suli relatore dhe Roland Ilia anëtar, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Mia Roessingh.

Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.