fbpx

3 të infektuar me Covid tek PSG, Neymar dhe Di Maria pozitivë, u kthyen nga pushimet në Ibiza

neymar.png

Tre lojtarë të PSG kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, mes tyre edhe ylli I futbollit, Neymar.

Sipas burimeve të AFP-së dhe të përditshmes franceze “l’Euipe”, lojtarët e infektuar në PSG janë Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.

Në njoftimin zyrtar të klubit të futbollit nuk përmendeshin emrat e futbollistëve të infektuar.

PSG tha se të gjithë lojtarët dhe stafi trajnues do të vijojnë t’u nënshtrohen testeve në ditët në vijim.

Neymar, Di Maria dhe Paredes udhëtuan javën e kaluar në ishullin spanjoll Ibiza për të pushuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303