fbpx

3 të vrarë e 24 të plagosur në disa incidente me armë mes tifozëve të basketbollit

mil.png

Bëhet me dije mbrëmshmja e djeshme ishte një natë tragjike për qytetin amerikan të Milwaukee ku në pesë incidente të ndryshme me armë zjarri u vranë tre njerëz dhe u plagosën të paktën 24.

Dy nga incidentet ndodhën pranë stadiumit Fiserv Forum, ku po zhvillohej ndeshja e kampionatit kombëtar të basketbollit NBA mes skuadrave Bucks e Celtics.

Shtatëmbëdhjetë njerëz ishin plagosur gjatë një shkëmbimi të ashpër zjarri në bulevardin kryesor Water Street Bar District, disa rrugë larg stadiumit, në qytetin liqenor te Milwaukee.

Policia tha se kishte arrestuar dhjetë njerëz dhe sekuestruar nëntë armë zjarri. Të plagosurit ishin të moshave nga 15 deri në 47 dhe pritet të mbijetojnë të gjithë, shkruante rrjeti Fox 6 Milwaukee.

Disa video të postuara nga incidenti në stadiumin Fiserv Forum tregonin njerëz në panik që vraponin për të shpëtuar jetën

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303