fbpx

“3 vite pa ty. Mall”. Rudina Dembacaj përlot rrjetin, kujton njeriun e zemrës (Foto)

Moderatorja Rudina Dembacaj ka përkujtuar sot djalin e xhaxhait, i cili si sot 3 vite më parë ndërroi jetë. Teksa ka publikuar në Instagram foton e tij, Rudina shkruan: “3 vjet pa ty! Je cdo ditë në zemër e në mendje. Mall”.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi humbjen e parakohshme, por edhe më parë, Dembacaj nuk i ka kursyer fjalët e ndjera ndaj tij. “Me shpirtin e copëtuar, lajmëroj humbjen shumë të parakohshme të djalit të xhaxhait, vëllait dhe shokut tim Ali Dembacaj. Pusho në paqe dritë. Të dua shumë”, shkroi Rudina kur njoftoi lajmin e hidhur.

Para pak kohësh, moderatorja e aktorja humbi edhe babain e saj.