3 vjet pas vdekjes së gruas, futbollisti i famshëm propozon të dashurën për martesë

Screenshot_48.jpg

Në tarracën e një prej ndërtesave më të larta në Abu Dhabi, ish-fubollisti Rio Ferdinand zgjodhi të propozonte të dashurën e tij, Kate wright. Dëshmitarë të këtij momenti magjik ishin edhe tre fëmijët e ish-legjendës së futbollit, të cilët e kishin mbajtur sekret këtë moment për disa ditë.

Dhe përgjigja nuk mund të ishte tjetër, veçse “PO”! Në profilin e tij në “Instagram”, legjenda e futbollit publikoi disa foto nga momenti emocionues, ku shfaqet së bashku me familjen e tij.

“Ajo tha po. Sesi tre fëmijët e mbajtën sekretin nuk do e kuptoj dot kurrë” – shkruante krahas fotove 39-vjeçari.

 

Historia e tyre e dashurisë nisi në muajt e parë të vitit 2017, dy vjet pasi ish-futbollisti humbi në mënyrë tragjike bashkëshorten e tij Rebecca Ellison, nga një sëmundje e rëndë. Në intervistat e bëra më herët, Ferdinand nuk lë pa theksuar edhe impaktin pozitiv që ka pasur Kate tek tre fëmijët e tij, pas ndarjes tragjike të ëmës nga jeta.

Marrëdhënia ime me Kate më ka ndihmuar edhe me fëmijët. Tani ata kanë edhe imazhin e një femre në shtëpi.” – është shprehur ai.

Ndërsa Kate është kokë e këmbë e dashuruar jo vetëm me ish-futbollistin, por edhe me tre fëmijët e tij, Lorenz, 12, Tate, 10, dhe Tia, shtatë.

“Rash në dashuri fillimisht me Rion e më pas u dashurova me ata. Mendova me vete: ‘Ëoë, jeta ime do të ndryshojë shumë’.” – ka treguar më herët Kate.

scroll to top