fbpx

’30 ditë në det’, edhe Shqipëria në aksionin global

Screenshot_1-28.jpg

Shqipëria u bë pjesë e operacionit të parë global të zbatimit të ligjit kundër krimeve të ndotjes detare, një operacion i koduar “30 ditë në det” me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit shqiptar.

Operacioni u koordinua nga Programi për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol.

Operacioni njëmujor (1-31 tetor) u bë me synimin për të luftuar krimet e ndotjes detare në nivel global dhe u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej në Portin e Durrësit kishte 500 litra naftë me vete.

Policia e Shtetit bën të ditur përmes një njoftimi zyrtar, se u ndërmorën më shumë se 58 inspektime në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të 104 mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u  angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese.

Në Shqipëri, morën pjesë në Operacion:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forca Detare/Roja Bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Inspektorati i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave e Turizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në Shqipëri u krijua një rrjet i përbërë nga 5 koordinatorë institucionalë, të cilët drejtuan veprimet operacionale në institucionet përkatëse dhe bashkërendimin e tyre ndërmjet institucioneve për një reagim më të mirë ndaj krimit të ndotjes detare.

Koordinuar nga Programi Për Sigurinë Mjedisore i Interpol-it dhe në partneritet të ngushtë me Europol, 30 Ditë në Det,  u ndërmorën një seri veprimesh bashkëpunuese si:

– plane të përbashkëta taktike ndërmjet vendeve,

– grupe të përbashkëta task-forcë me pjesmarrjen e disa agjencive,

– hetime të përbashkëta hetimore.

“30 Ditë të Ndërgjegjësimit mbi Ndotjen Detare”

Operacioni në terren është ndjekur nga një fushatë ndërgjegjësimi globale në bashkëpunim me Agjencinë për Mjedisin të OKB-së për të treguar ndikimin e madh që ndotja detare ka ndaj sigurisë njerëzore dhe mjedisore si dhe ndaj zhvillimit ekonomik në mbarë botën.

Duke filluar nga sot, do ketë një tjetër fushatë “30 Ditë të Ndërgjegjësimit mbi Ndotjen Detare” .

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *