30 milionë euro, Borussia Dortmund siguron talentin e madh të Holandës

Screenshot_3-19.jpg

Borussia Dortmund ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më të spikatur të Holandës, Donyell Malen. I riu është pjesë e PSV në Eredivise dhe shkëlqen prej vitesh me skuadrën e njohur, teksa ka ardhur më në fund momenti për të zbarkuar në arenën e madhe të futbollit.Siç bën me dije Bild, klubet kanë gjetur akordin për këtë transferim në vlerën e 30 milionë eurove. Vetë lojtari ka arritur prej kohësh marrëveshjen për kushtet e kontratës dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i tij në “Signal Iduna Park”, teksa ai ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e klubit.22-vjeçari vjen ai zëvendësues për Jadon Sancho, i cili u shit te Manchester United. Në sezonin e shkuar Malen luajti në 32 ndeshje në Eredivise dhe shënoi plot 19 gola, duke mbyllur sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij. Malen luan në të dy krahët e sulmit dhe në qendër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303