’30 Qershori’, lëvizja e papritur e PD

Partia Demokratike ka lëvizur sërish gurët në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Kësaj here, kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi ka bërë lëvizjen e radhës.

Ajo ka ankimuar në Gjykatë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një çështje me rëndësi. Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt çështjen në gjykim”, tha Ademi./real-news.tv