fbpx

30-vjeçarja shtatzënë e prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet në terapi intensive

covid-2.jpg

Një grua shtatzëne është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është prekur nga COVID-19 si dhe po trajtohet në repartin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK-së.

Ndërkohë një grua tjetër shtatzënë po ashtu e prekur me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive.

Njëra nga këto paciente e prekur nga COVID-19 është në moshën 30-vjeçare dhe është në javën e 27-të të shtatzënisë, shkruan Express.

E ndërkohë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së ka paciente shtëzëna të cilat janë të prekura po ashtu me koronavirus. 6 gra tashmë janë të konfirmuara me COVID-19 e që janë të shtruara në klinikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303