30-vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali, zotohet Lulzim Basha: Unë do ta…

auto_Lulzim_Basha_oki1500810787-1.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pak më parë për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali, ku thekson se edhe sot sërish shqiptarët kërkojnë të ikin prej keqqeverisjes nga Rama.

Teksa shkruan se kjo qeveri sipas tij po na mban larg Europës, Basha zotohet se ai do ta shërojë “këtë plagë”.

 “30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303