300 migrantët të shpëtuar, mbyllen portet italiane

Screenshot_6-21.jpg

Janë rreth 310 migrantë të shpëtuar në Mesdhe nga OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms”. Portet italiane do të qëndrojnë të mbyllura për ta, deklaroi Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

“Përgjigja ime është e qartë, portet italiane janë të mbyllura! Për trafikantët e qenieve njerëzore dhe për ata që i ndihmojnë, festa mbaroi”.

Kështu ka shkruar ministri i ekstremit të djathtë në Twitter. Ai theksoi se refuzimi i futjes në territorin italian të burrave, grave dhe foshnjave të shpëtuara dje , erdhi pas një përgjigje negative nga Malta. Kërkesa për futjen e të shpëtuarve në Itali erdhi nga vetë OJQ-ja spanjolle që i shpëtoi, “Proactiva Open Arms.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303