fbpx

“300 prindër shkojnë më të qetë në punë”. Kryebashkiaku Veliaj jep lajmin e mirë

velo.jpg

Ka hapur dyert sot çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, me ndihmën e Qeverisë së Katarit dhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ku do mirëpresë mbi 300 vogëlushë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut.

Kreu i Bashkisë tha se përveç forcimit dhe modernizimit, hapësirat e kësaj godine janë trefishuar, duke shtuar po me tre herë edhe kapacitetin e fëmijëve që mund të akomodohen në këto mjedise.

“Parimi ka qenë ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më të madhe dhe shkuam nga një kopsht që kishte vetëm 100 fëmijë, edhe prej kushteve të amortizuara, në tr efishin e tyre. Kjo do të thotë se 300 prindër shkojnë më të qetë në punë. Janë 300 familje që sigurojnë të ardhura, prej faktit që na kanë besuar dritën e syve dhe besoj se nëse do shikojmë efektin kaskadë që ka kjo në ekonomi, në komunitet, apo në aftësimin dhe karrierën e gjithë këtyre prindërve, është një sukses i jashtëzakonshëm. Bekuar qofshin ata që punojnë për fëmijët e që prodhojnë punë të tilla të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, më të forta, më të mëdha dhe më të bukura,” tha Veliaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303