fbpx

31 raste të reja me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit

01_08_2021_9818129_01_08_2021_14584768_ambulanca_koronavirus_770x433_1.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 31 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 223.346

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

20 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.346.

Në total numri i rasteve aktive është 651.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303