fbpx

32 viktima nga COVID-19 në Maqedoni, BE e hoqi nga lista e vendeve të sigurta

116513483_gettyimages-1216781105-3.jpg

Maqedonia e Veriut, ashtu si Kosova nuk ndodhet në situatë aspak pozitive si pasojë e nivelit të infektimeve nga COVID-19 dhe fataliteteve dhe për këtë arsye, BE-ja i hoqi nga lista e vendeve të sigurta. Sot në Maqedoni u shënuan 32 viktima dhe 299 të infektuar me COVID-19 nga 2,628 teste të bëra.Pesë viktima u shënuan në Gostivar, katër në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë, tre në Strugë, nga dy në Kumanovë, Prilep dhe Shtip dhe nga një në Strumicë, Koçanë, Gjevgjeli, Radovish, Ohër dhe Dellçevë.Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 5,901, shumica prej tyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strumicë, Strugë, Veles dhe Prilep. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14,077 persona.545 persona sot janë shëruar. Si pasojë e situatës Maqedonia vendosi rregulla të reja për hyrjen në kufi prej 1 shtatorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303