21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

34 viktima nga Covid në Itali, rritet numri i të infektuarve

spot_img

Italia është dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja të konfirmuara me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 516 raste të reja nga 114 776 testime të kryera.

Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 34 persona.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 2 184 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,701,832 qytetarë mes të cilëve 131 335 kanë humbur jetën dhe 4 486 391 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat