34-vjecarja hidhet nga kati i 12-të i hotelit në Tiranë, policia: Ishte rëndë psikologjikisht

Një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i 12 i një hoteli në Tiranë.

Policia bën me dije se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe për pasojë është hedhur nga kati i emergjencës së hotelit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.