35 vite burg në mungesë, RENEA kap Enrik Llukan, e fundos krimi i 3 viteve më parë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Ai është një emër jo pak i njohur për ne dhe policinë. Bëhet fjalë pikërisht për Enrik Llukan në Gjirokastër i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga RENEA dhe policia e Gjirokastrës që kanë rrethuar banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit dhe më pas kanë finalizuar edhe prangosjen e tij.

Enrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione. Enrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër të afërm të të arrestuarit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303