35- vjeçari hëngri 71 krahë pule në 10 minuta

Pavarësisht nëse janë hot dogs, byrek apo donuts, Joey Chestnut mund të hajë më shumë se ju. 35- vjeçari nga Kalifornia mbizotëroi që kur hyri në botën e ngrënies 14 vjet më parë.
Ngjarja e tij e parë ishte një konkurs për të ngrënë karavidhe në Reno, Nevada dhe edhe pse ai nuk e kishte provuar atë ushqim më parë, “Jaws” arriti të jetë i treti.

Ai është më i njohur për aftësitë e tij të pakrahasueshme në gllabërimin e hot dogs, i cili merr vëmendjen kombëtare çdo vit gjatë konkursit të ngrënies së tyre. Ai ka thyer rekordin e tij shumë herë, dhe është mbajtësi aktual i rekordeve botërore me 74.

Javën e kaluar, ai u ndal nga Hooters në Baltimore City për të sfiduar tifozët, dhe veten e tij, në një konkurs për të ngrënë krahë pule. Duke hyrë në restorant, rekordi i tij personal qëndroi në 220 krahë pule të konsumuara në një orë. Por ai tha se do ta thyejë edhe atë rekord.

Ai me prezencën e fansave të tij i hëngri 23 pijata me krahë pule, dmth 71 krahë pule në 10 minuta.

“Woo! Kjo nuk ishte keq!” ai bertiti.

Chestnut pëlqen të hajë, dhe e do konkurrencën.