fbpx

37 të arrestuar, Sandër Lleshaj reagon: Ja ç’dëshmoi kjo goditje

sander_lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një mesazh në lidhje me 37 të arrestuarit nga operacioni italo-shqiptar.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shprehet se ky operacion dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

‘Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë’, shkruan Lleshaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303