fbpx

38 destinacione të reja me çmime që nisin nga 9.99 Euro

OHD_Ohrid_Macedonia_PP1344415347-933x445.jpg

Ndërkohë që Shqipëria ka ccmimet më të larta në Evropë për sa i përket ccmimeve të biletave të avionet vendet fqinje marrin masa për t’i ulur akoma edhe më shumë ato.

Qeveria e Zoran Zaev ka vijuar traditën e krijuar nga qeveria paraardhëse e Nikola Gruevski që nga viti 2012 për të suvencionuar udhëtimet ajrore me çmime të lira nga të dy aeroportet e Maqedonisë si nga Shkupi ashtu edhe nga Ohri.

Madje duke nisur nga muaji Mars nga aeroporti i Ohrit në kufi me Shqipërinë janë shtuar edhe tetë destinacione të reja si Vjena, Milano, Mynihu, Londra, Dortmund, Malmo dhe Baseli. Për subvencionimin e fluturimeve me çmime të ulëta qeveria Zaev ka dhënë 5 milion Euro për periudhën 2019-2022.

Vetëm vitin e kaluar qeveria maqedonase ka paguar subvencione rreth 1.6 milionë Euro për transportin e rreth 1.8 milionë pasagjerëve. Gjatë sezonit të verës 2019, linjat ajrore me kosto të ulët do të ofrojë 38 destinacione nga Maqedonia me çmime që nisin nga 9.99 Euro një drejtim.

Janë me mijëra shtetasit e Shqipërisë apo Kosovës që udhëtojnë drejt Shkupit apo Ohrit për të shfrytëzuar këto çmime në udhëtimet drejt aeroporteve evropiane disa herë më lirë se nga vendi ynë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303